Lajme

Jetonte i vetëm, 68-vjeçari shqiptar gjendet i shkrumbuar në banesën e tij

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.

Mësohet se viktima ishte duke jetuar vetëm, ndërkaq sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.

Kur policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e karbonizuar të 68-vjeçarit D.Sh.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button