Lajme

Kriza energjetike, Basha: Qëllimi i Ramës t’u bëj presion qytetarëve për të rritur çmimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë një deklaratë për mediat ku ka folur për paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë. Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, por nuk është kështu. Më tej kreu i opozitës nënvizoi se kjo nuk është një krizë energjetike, por një krizë e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Qëllimi i vërtetë është krijumi i kushteve të presionit për planifilimet pët të rritur çmimet. Sot spërdridhej para gazetarëvë si avokat i klientëve me të cilët po ndan pasuritë e vendeve. U përpoq ta krahasonte situatën me vende të tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh ne Europë dhe në vende të tjera me Shqipërinë. Ai do të justifikojë çmimin e energjisë këtu, me një nga vendet më të varfër të Europës, është një teatër i pështirë mashtrimi, po ju gënjen juve për të bërë që rritja të duket sikur qenka e pashmangshme, në fakt kjo nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. E keni parë sesi në, verë e shesin lirë me tendera korruptive duke shpërdoruar taksat. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm.’- tha Basha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button