Lajme

Rritja e çmimit të energjisë, Rama u përgjigjet komentuesve: S’ka dallime

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë fakt dhe kërkojnë se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.

Rama shprehet se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.

“Ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe mbushen hidrocentarlet dhe blejmë kur ka thatësirë sidomos kur është e zgjatur në kohë thatësira. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e tregut ndërkombëtar”, ka thënë Rama.

Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën, ne nuk kemi bërë krahasim të fuqisë blerëse por kemi informuar mbi influencën e çmimeve të energjisë elektrike në të gjithë tregjet ndërkombëtare në këtë krizë që ka prekur të gjithë vendet”, ka theksuar Rama.

Kreu i qeverisë ndër të tjera në përgjigjen e tij për komentuesit është shprehur se vendi ynë nuk e prodhon sasinë e energjisë që përdor ndaj është e detyruar që të ndjekë tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që përdor, ajo që prodhon është e cilësisë së naftës së rëndë që shkon kryesisht në tregun ndërkombëtarë për tu përdorur në industrinë e bitumit. Rreth 600 mijë ton që përdoren në vendin tonë janë nënprodukte që vijnë nga importi.

Nafta dhe në Shqipëri gjenerohet dhe prodhohet nga subjekte private që e blejnë sipas çmimeve të bursës në tregjet ndërkombëtare.

Ne prodhojmë vetë vetëm një pjesë të energjisë që prodhojmë dhe kjo bën që të kemi një çmim të rregulluar dhe jo të liberalizuar. Edhe sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale, falë subvencionimin nga shteti dhe për familjarët dhe biznesin e vogël çmimi është nën koston reale”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button