Rajoni

Të shtëna në Greqi, policia plagos një shqiptar

Një incident me një shqiptar të përfshirë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Athinë. Mefiat në vend raportojnë se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.

Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur. Ndërsa, shoferi për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej.

Më tej oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë. Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button