Lajme

31-vjeçari hyn pa leje në shtëpinë e të resë, e kërcënon që të martohet me të

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dimal, për shkak se ka hyrë pa leje në banesën e një 20-vjeçare dhe përmes kërcënimit ka kërkuar që ajo të martohej me të.

Ka qenë familja e të resë ajo që ka denoncuar rastin, dhe pas kësaj 31-vjeçari është vënë në pranga, dhe do të përballet me akuzën e kanosjes.

Nuk dihet nëse dy të rinjtë kanë pasur një lidhje dashurie, apo rrethanat e tjera të propozimit për martesë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button