KosovaLajmeOpinione

Fitora Haklaj shkrim KUSHTUAR RABIJE HAKLAJ

KUSHTUAR RABIJE HAKLAJ

6. Rabije Haklaj lindi në Isniq, komuna e Deçanit.

Rabije Haklaj, ka studiuar “Shkenca Politike dhe Administratë Publike” në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës, duke i përfunduar ato në afat rekord dhe është shquar si njëra ndër studentet më të mira të Departamentit dhe Fakultetit Filozofik. Pas përfundimit të studimeve Bachelor në UP, Rabija ka vazhduar me studimet Master në Institutin e Shkencave Politike në njërin nga Universitetet më prestigjioze, atë të Vjenës, në fushat e specializimit:
1. Studimet e Unionit Evropian dhe Evropianizimi, si dhe
2. Studimet e Evropës Juglindore.

Rabija, përveç që e njeh shumë mirë fushën e politikës dhe qeverisjes lokale, njohuri këto të fituara nga studimet themelore Bachelor, ajo është e thelluar me njohuri si bagazh i studimeve Master me theks të veçantë në:
-Fushën e Evropianizimit, gjegjësishtë procesin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve jo anëtare; Proceset transformuese të sistemeve politike në Evropën Juglindore dhe Lindore, me theks të veçantë në zhvillimet pas vitit 1989 me rënien e sistemeve Komuniste; Procesin e tranzicionit dhe konsolidimit të demokracive në shtetet post-konfliktuoze; Në zgjidhjen e konflikteve problematike mes shteteve, apo të njohura në gjuhën gjermane si “Eingefrorene Konflikte” apo “Konflikte të ngrira”; Në parandalimin e krizave dhe ndërtimin e paqes, etj.

Rabija gjatë studimeve Bachelor në Prishtinë, ka punuar për 3 vite në Zyrën e Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike. Ka bërë praktika të ndryshme në Institucionet e Kosovës, si në Ministri dhe Kuvend, ka qenë pjesëmarrëse e Universitetit Veror të Prishtinës, Kryetare e Komisionit Vëzhgues të Asociacionit të Studentëve të Shkencave Politike. Ndërsa gjatë studimeve në Vjenë, ka punuar në kompani të ndryshme dhe ka qenë anëtare e “BürgerInnen Forum Europa” –“Forumi i qytetarëve në Evropë”. Ishte edhe pjesëmarrëse e shumë Konferencave, Forumeve e Seminareve të karakterit ndërkombëtar në Vjenë!

Rabije Haklaj, ka qenë Sekretare e nëndegës së LDK-së deri në themelimin e Listës “Vjosa”, tani Lista “GUXO”dhe është bashkëthemeluese e Listës “GUXO” si dhe përfaqësuese dhe koordinatore e Listës “GUXO” në Deçan.
Njëherit, Rabija punon edhe si menaxhere në Kompaninë austriake të patundshmërive “Suchagents.at”, me seli në Kosovë. Rabija, ka shkruar punime të shumta shkencore në kuadër të fushave të saja studimore, por është edhe publikuese e shumë artikujve me tematikë politikën, e mirëqenien e qytetarëve si në media të shkruara poashtu edhe në atoelektronikë të Kosovës.

Ajo njihet për dinjitet, vëndosmëri, guxim, pathyeshmëri dhe e pa kompromis në ndryshimin e qeverisjes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe shtetit të Republikes së Kosovës.

Tani, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Rabije Haklaj garon për Asamblenë Komunale të komunës së Deçanit në koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Rabija mbanë numrin 6 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Rabijes i urojm që të ketë mundësi më bagazhin e saj të shumtë të arrij aty ku i duhet vendit, për një të ardhme sa më të mirë per Kosovën
Suksese e shëndet
Ju prift e mbara.
Inviato dal mio Galaxy

Fitore Haklaj
07.10.21

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button