Lajme

Për fat të keq jemi qorrollepsur keq, madje më keq sesa duket, në marrëdhëniet me BE dhe me vendet anëtare të saj.

Për fat të keq jemi qorrollepsur keq, madje më keq sesa duket, në marrëdhëniet me BE dhe me vendet anëtare të saj.
Aq keq jemi katandisur sa po vihet në dyshim edhe perspektiva Europiane e jona!!!
Institucionet vendimmarrëse, ushtruese të sovranitetit në Republikën e Shqipërisë si dhe partitë politike na kanë bërë një dëm të jashtëzakonshëm strategjik.
Europa sot na sheh dhe përcepton gjithnjë e më shumë si problem për ta.
Me pak fjalë:
1. Sundimi i trafikantëve të drogës që sot janë prezentë gjerësisht në Europë, ku dze po blejnë pasuri;
2. Shndërrimi i territorit të Shqipërisë në qendër strehimi të turlilloj emigrantësh pa asnjë sistem sigurie, të cilët mund të kalojnë lehtësisht në Europë;
3. Injorimi i “detyrave të shtëpisë” për të
Promovuar nisma antieuropë si “Open Ballkan”,
Janë sot tre arësyet bazë të rritjes së skepticizmit të Europës ndaj nesh.
Kam bindjen e thellë se këto tema kanë qenë edhe në axhendën e zonjës Van Der Leiyen Tiranë. Por institicionet heshtin! ☹️ Druaj se heshtin edhe për amerikanllëqe të vogla…
Nejse, ky është momenti më i vështirë yni. Nuk e meritojmë këtë izolim që na e dhuroi qeverisja e politika e papërgjegjshme.
Këtu e ka bazën edhe ideja e rivendosjes së vizave, ide që fatkeqsisht po promovohet nga kancelari të rëndësishme në Europë.☹️
Ky është çmimi më i madh i rritur që kam frikë se po na faturohet për ta paguar.
Kur të bëhet fakt kjo gjë do jetë vonë. Shumë vonë…☹️

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button