LajmePoezi

Poezi nga Fitore Haklaj

UNË

At qiell kur e shikoj
Sa fytyra aty vizatohen
Njëra i ngjanë një engëlli
Ajo tjetra ka dukje djalli

Në det përkëdhelëm nga valët
Perëndimi m’i lehtëson brengat
Dielli ma ledhaton trupin e virgjër
Vargjet nuk kanë ma të ndalur

Në bjeshkët e pleqes
Aty e ndjej vetëveten
Lirohem nga çdo fjalë
Në tokën më të bukur nënë

Pranvera ndez në mua
Emocione mbas dimrit të kaluar
Lulet, ngjyrat e parfumet
Thell në shpirt ju dua

I lutem jetës dhe i thëm
Të dua edhe shumë herë
Pse je vetëm një e shkretë
Nuk mundem të gjitha t’i lë.

04.10.21
F.H

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button