Lajme

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj si dhe një 23-vjeçare që kishte në administrim një piceri për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj, 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh, 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Ç, 42 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për të bërë testin e alkoolit;

L. S, 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button