Lajme

U arrestuan për korrupsion, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për dy punonjësit e burgut të Reçit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Arrestimi i këtyre dy personave është bërë dy ditë më parë, pas një denoncimi në emisionin Stop, ku bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç i akuzoi për korrupsion. Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha, me detyrë edukatorë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga Martini në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button