Lajme

Arsimi në periudhën e pandemisë, ekspertët flasin për pasojat

Horoskopi 10 tetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Arsimi në periudhën e pandemisë, ekspertët flasin për pasojat

LAJMIFUNDIT / 10 TETOR 2021, 08:18
Arsimi në periudhën e pandemisë, ekspertët flasin për

Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që do të përçohen në dekada. Qeveria iu përgjigj situatës, duke shkurtuar buxhetin e arsimit në mes të vitit me 12 milionë euro (3.5%). Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi të tërë janë dëmtuar rëndë. Ekspertët: Dëmet të pariparueshme, pasojat fatale.

Bilancet e bizneseve rikuperohen për një ose dy vite, por dijet në shkolla mbarten për të gjithë jetën.

Brezi i maturantëve që do të diplomohet këtë vit ka kaluar një periudhë të gjatë të studimeve të mesme nën kufizime. “Njohuritë e marra gjatë pandemisë u dëmtuan rëndë. Shumë nxënës e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online, pasi nuk kishin mjetet e duhura”, tha mësuesja Irma Marku e cila jep lëndën e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Teksa mësimi me turne do të vijojnë edhe këtë vit në shkolla me ngarkesë të lartë nxënësish, qeveria nuk tentoi të përmirësojë infrastrukturën dhe të bëjë hapa para me dixhitalizimin, përkundrazi me ndryshimet në buxhet, fondet për arsimin u shkurtuan. Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, analizoi se, në dy vitet e pandemisë, mësimi online ishte vetëm 60% i aksesueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button