Lajme
Makina përfundon në kanal në aksin Levan-Tepelenë, aksidentohen 3 anëtarët e një familje

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se një makinë ka përfunduar në kanal, pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Sipas informacioneve të para, në makinë udhëtonin 3 anëtarët të së njëjtës familje.
Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, për shkak motit të keq.