Lajme

“Mitsubishi” del nga rruga në Këlcyrë, babai i shoferit përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas.

Makina tip “Mitsubishi”, me shofer një 37 vjeçar banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur pasagjeri 62 vjeçar, i cili është babai i shoferit. 62 vjeçari është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button