Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëborë në mal, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në qendër dhe jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar ne Adriati dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button