Lajme

Një tjetër tërmet lëkund Kretën

Kreta është lëkundur nga një tërmet pasditen e sotme. Mediat greke shkruajnë se tërmeti ishte 3.7 ballë me epiqendër 12 km në jugperëndim të Arkalochori. Referuar Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte thellësi 15 kilometra, ndërsa lëkundjet u ndjenë në Heraklio.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti u shënua rreth orës 15:47, ku fillimisht u vlerësua 3.9. Kujtojmë se Kreta u lëkund nga një tërmet i fortë më 27 shtator, ndjekur nga pastërmete të fuqishme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button