Lajme

Tensionet me Kosovën, ministri rus: Pranojmë vetëm zgjidhjen që i përshtatet Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Por Lavrov vizitoi së fundi Serbinë, nga ku deklaroi se pritet një takimi mes presidentit serb dhe atij rus, Vladimir Putin.

Lavrov komentoi edhe situatën e krijuar në mes Serbisë dhe Kosovës, ku tha se Rusia është gjithmonë e angazhuar për të gjetur një zgjidhje në dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të rezolutës 1244, si dhe për t’u pranuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Ne ishim të shqetësuar për provokimin në mes të shtatorit. Në kontaktet tona ne gjithmonë kujtojmë përgjegjësinë e Brukselit”, tha ai duke theksuar se “është koha për të përmbushur marrëveshjet e viteve të kaluara, veçanërisht formimin e komunave me shumicë serbe.

Ajo që Bashkimi Evropian po përpiqet të thotë se ajo ka të drejtat e saj në këtë rajon, ne e dimë këtë. BE mendon se është krejtësisht në rregull të ndjekë politikën e saj ku të dojë, por na duhet të kujtojmë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të bazohet në rezolutën 1244. Ne do të mbrojmë këtë dhe do të pranojmë vetëm një zgjidhje e cila i përshtatet Serbisë”, përfundoi Sergei Lavrov.

Vizita e tij në Serbi u bë pas një periudhe tensionesh në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket vendosjes së reciprocitetit me targat.

Lavrov theksoi se bashkëpunimi tregtar në mes dy vendeve është rritur për 16% pavarësisht virusit COVID-19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button