Lajme

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i të moshuarit në Kukës

Gjendet i pajetë 78-vjeçari që u zhduke dy javë më parë në Kukës. Trupi i dekompozuar i të moshuarit me inicialet N. B. banues në fshatin Shkinak u gjet dje. Në datë 27 shtator familja kishte bërë denoncim për humbjen e tij, ndërsa gjatë kërkimeve të dielën u gjet trupi në bjeshkët e fshatit Çajë.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button