Bota

Gjenden të hedhura në kanal 319 mijë dollarë vaksina, pranga 3 personave në Egjipt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt. Mediat vendase shkruajnë se mijëra vaksina të papërdorura janë hedhur në kanal dhe për këtë veprim kanë rënë në pranga 3 persona. Duek cituar njoftimin e prokurorisë, mediat shkruajnë se hetimi nisi pasi mungonin mbi 18 mijë vaksina në magazinë, që kushtonin 319 mijë dollarë.

Ndërkohë, 13,412 doza ishin gjetur të hedhura, por ishin të papërshtatshme për përdorim për shkak të kushteve të këqija të ruajtjes dhe ftohjes së pamjaftueshme. Ndërsa, 4,988 doza të tjera kishin humbur

Tre personat e ndaluar ishin një farmacist, një shofer dhe një inspektor i magazinës që punonin të gjithë në ministrinë e Shëndetësisë. Ata përballen me akuza për “neglizhencë të madhe” dhe “shpërdorim të fondeve publike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button