Lajme

Lufta ndaj krimit të organizuar, Basha pret ministren britanike për Europën

Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në një takim ministren britanike për Europën dhe Amerika, Wendy Morton, e cila shoqërohej në këtë takim nga ambasadori britanik në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se me ministren Morton biseduan për cështje me interes të përbashkët si lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, lidhjet e krimit të politikës me krimin si edhe liria e medias.

“Ishte një mundësi e dyfishtë, takimi tregon nivelin e lartë të interesit britanik për Shqipërinë dhe për cështje që janë kauza të PD, të demokracisë, të lirisë së medias, edhe të ardhmes së marrëdhënies shqiptaro britanike. Praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe fatin e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Britani. Kemi qindra shqiptarë në Britani që duam t’i shohim me letra të rregullta dhe të mos diskriminohet nga një grup i vogël me lidhje me krimin.

Me konservatorët britanikë kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi, jemi fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjes së qeverisë me krimin, prerja e kësaj lidhjeje është një prioritet absolut. Janë pjesë e hapave konkrete që britanikët kanë hedhur. Kanë kërkuar ndihmën tonë.

Në një takim të ve#antë me ministren kemi folur për bashkëpunimin mes PD e konservetatoreve, për vlerat që ne ndajmë. Luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të politikës me krimin, si edhe lirinë e medias. Falenderova ministren dhe ambasadorin King Smith. ” u shpreh Basha në një prononcim për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button