Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe qendër.

Sipas MeteoAlb, në zonat jugore nuk përjashtohen rrebeshet afatshkutra. Ndërkohë, në pjesën e dytë të ditës, parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button