Lajme
Dimri mbërrin në Korçë, bora zbardh zonën e Panaritit

Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, duke shënuar 3 gradë celcius në termometër.
Ndërsa mësohet se ka rënë bora e parë për këtë stinë. Mësohet se zona malore e Panaritit është zgjuar i zbardhur nga reshjet e borës.
Ndërkohë, borë ka rënë edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.
Aktualisht reshjet e para të borës nuk kanë shkaktuar asnjë problem. Situata paraqitet e normalizuar.