Lajme

“Je shumë e bukur për të më kuptuar”, Putin tallet me gazetaren amerikane

Presidenti rus, Vladimir Putin ka krijuar një situatë shumë të shëmtuar gjatë një interviste. Dy ditë më parë ai po intervistohej nga një gazetare amerikane, ndërsa vendosi që pa asnjë ngurrim ta ofendojë.

Gazetarja kishte eksperiencë në fushën e biznesit dhe intervista po bëhej për rritjen e çmimeve. Po ashtu, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Hadley Gamble po i bënte presion presidentit mbi raportet që tregonin se ai ka ndaluar furnizimin e Europës me gaz në mënyrë që Rusia të rriste çmimet.

Putin sigurisht mohoi akuzat, por ajo e pyeti sesi Moska mund të bindë partnerët europianë që Rusia është një burim i besueshëm kur ka raporte të tilla. Duke u nxjerë shumë në presion, Putin vendosi ta ofendojë gazetaren.

Një grua e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo më thotë një gjë komplet tjetër. Do ta përsëris dhe njëherë për ju”, tha Putin duke iu drejtuar anëtarëve në panel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button