KosovaLajmeOpinionePersonazh

KUJTIMI PER BACIN SYLE-MIGJENIN E GOLLAKUT

shkruan; Shefqete Gosalci

Vitet nuk e shlyejnë kujtimin për Bacin Sylejman (axhën tonë), i cili ishte ndër intelektualët e parë të Malësisë së Gollakut).
(Migjeni i Gollakut), që i dha shumë dritë Arsimit shqip në kohë të vështira. Përveç punës si Mësues, Ai qysh i ri ishte edhe pleqnarë në odat e Gollakut, fjala gjithmonë i ka zënë vend. Autoriteti i Tij i kalonte përmasat e një krahine.
Këshillat, virtytet dhe kritikat e Tij, mbeten mësime për ne.
Njeri modest, fisnik e bujar, dhe i rreptë!
Gjithë dijen që kishte mundohej të ta jipte.
Shkollën e mesme e kishte kryer me nota të larta, në Shkup në vitet e ’60-ta, kur familja jonë e përndjekur nga regjimi i Rankoviqit ishin shprëngulur në Shkup ku kishin jetuar dhjetë vite.
Edhe Administrata e Komunës së Prishtinës, kolegët e qytetarët që e njohën gjatë punës së Tij shumëvjeçare, e quajtën Sylë Kosova, sepse Baci Sylë dha shembullin më të mirë se si punohet me përkushtim, dashuri e disciplinë maksimale në shtet, edhe pse ishte “shpirti i huaj”, bëri më shumë për të tjerët se për vete.
Nga posti që ushtroj më shumë se dy dekada, veç pagës nuk përfitoj dhe nuk shpërdoroj asgjë.
Komuna e Prishtinës as një fëmijë nuk ia punësoj kurrë.
Ai dha shembullin më të mirë të qytetërimit dhe civilizimit për kohën kur jetoj.
Me babën tim Ismajlin veç gjumi i ka nda.
Ata si vëllezër që ishin i shquante një empati e madhe që kishin mes vete, edhe për dy axhallarët tjerë, Bacin Hysen dhe Bacin Ahmet, por lidhja e tyre ishte e veçantë. Për çdo punë që bënin e konsultonin njëri-tjetrin, shpesh merrnin edhe mendimin tonë, si fëmijë që ishim.
Ata na besonin.
Shembulli se si kanë ndarë gjithçka mes vete, si vëllezër dhe shokë është për tu admiruar.
Baci, (me 3 shtator 1990), ndër të parët e kishte lëshu punën në Kishnicë, (ku kishte punuar 40 vjet si floter me kualifikim të lartë), sepse nuk i kishte pranuar masat e dhunshme të Serbisë, ani pse ne ishim 12 anëtarë familje dhe Mentori (vëllau i vogël), ishte fëmijë, atij, çdo ditë Baci Sylë i blente çokollata e bombona, dhe i jepte pare.
Ne në atë kohë ishim 3 studentë e 7 nxënës në shtëpi, (një shkollë në minjaturë).
Falë njerzillëkut dhe humanizmit të Tij, nuk e kemi ndjerë krizën ekomomike të atyre viteve.
Baci Sylë kur kthehej nga puna vinte drejtë në shpinë tonë dhe shkonte drejt te frigoriferi,
shiqonte çka ka nevojë
me ble dhe të nesërmen i blente gjërat e nevojshme.
Mua mi blente librat, hamerat dhe mjetet tjera teknike për studime, (si studente në Fak. e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës) më thoshte: – ti nuk guxon me i ndërpre studimet, (edhepse pas dy vitesh u detyrova ti ndërpres për arsye tjera).
Ai vinte gjithmonë i qeshur, me gazeta nën sqetull, të cilat i lexonte në mbrëmje me qetësi, ja ndjenim zanin në oborr, para se të hynte në derë, para tij vinte e qeshura dhe humori i Tij i hollë.
Për dikend, ndoshta sot mund të duket krejt e parëndësishme kjo që po shkruaj, por unë dhe familja jonë do t’i jemi mirënjohës sa të jemi gjallë.
Po e sjell një kujtim të shkurtë:
…Kur po dergjej në shtrat nga një sëmundje e rëndë, dhe e kishte ndërpre punën para kohe, (ishte muaji tetor 2005, pak ditë para se të ndërronte jetë), erdhi një përson nga Komuna, me emrin Muhamet, (mbiemri nuk më kujtohet), ai ishte pranuar në punë në vend të Bacit Sylë.
– Erdha tha me të vizitu dhe me kërku ndihmën tënde se më kanë tregu se e din mirë matematikën, sepse si fillestar, edhe pse kemi kopjutera, nuk po di as nuk po muj me ba përmbylljen e bilancit vjetor të buxhetit të Komunës. Baci Sylë me atë buzëqeshjen e qiltër, më tha mua, qitma bacit ni çaj, (unë hezitova se mjeku ja pat ndalu çajin, i thash mos po të mundon), qitma tha çajin bacit, se unë guxoj me vdekë e s’po guxoj me pi çaj), ndërsa atij i tha ma jep një letër e një laps.
Ai e nxori nga çanta një bllok të vogël e një laps dhe ja dha.
Meqenëse nga sëmundja Bsci Sylë edhe nuk po shihte mirë, ashtu buzën në gaz, i ngjiti syzat, të cilat herë pas here i largonte e i afronte nga sytë dhe filloj ta bënte përmbylljen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, në bllokun që po e mbante mbështetë në gjurin e djathtë, dhe atij musafirit i tha:
Djalo, për hajr punën bacit, duaje e respektoje punën, sillu mirë me njerëzit, se aty je pasqyrë e Kryeqytetit, e punën me kohë e mëson…
Shembuj të tillë i mungojnë
kësaj kohe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button