Lajme

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: -B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë. -K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë. -S. D., 51 vjeç, banues në Himarë. Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim

Fifi dhe Graniti janë tashmë tema më e diskutuar në Big Brother VIP. Disa e pëlqejnë këtë marrëdhënie, të tjerë jo, duke nxitur debate të shumta. Një natë më parë, Paloma, Fifi dhe Monika po flisnin pikërisht për këtë çështje, por që nuk përfundoi aspak mirë.

Paloma këshilloi Fifin që të jetë më e rezervuar dhe mos të falë aq shumë, ndërsa Monika e këshilloi ndryshe. Fifi, e mbushur shumë nga komentet që ka marrë, nuk duroi dhe reagoi keq.

Paloma: Unë nuk e konceptoj dot që femra të japë më shumë në një lidhje, Fifi duhet te tregohet më e tërhequr

Monika: E kush e tha se në lidhje duhet të bëjë më shumë mashkulli? Nëse dashuron dikë, edhe do ta përqafosh.

Fifi: Unë bëj çfarë të dua, a ka mundësi mos të flisni më për këtë çështje se boll më keni lodhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button