Rajoni
Përmbytjet masive në Greqi, shënohet viktima e parë

Shënohet viktima e parë në Greqi, si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin ditët e fundit. Mediat fqinje shkruajnë se viktima është një bari 69-vjeçar. Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur, ndërsa pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj.
Ekipet e shpëtimit kanë gjëtur orët e fundit pjesë të makinës që ai përdorte. Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, janë mbyllur shkollat dhe bizneset.