Lajme

Policia aksion në kryeqytet, arrestohet në dalje të Kamzës 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar në dalje të Kamzës një 32-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt.

Në pranga ka rënë i riu E. Sh., i cili i kishte marrë emigrantët në Pogradec me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë.

Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, janë arrestuar në kryeqytet edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt, të clët i kishte marrë në Pogradec me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe një aparat celular.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjigjesisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja e 4 personave në kërkim konkretisht:

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim E. R, 53 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim R. L, 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë kapjen e shtetasit I. N, 30 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”. Për veprime të metejshme iu kalua Librazhdit;

Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 u bë kapja e shtetasit K. M, 24 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP për veprën penale “Vjedhja”. Për veprime të metejshme iu kalua Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policieë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S, 46 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal ka kanosur me një mjet prerës shtetasin B. B.

Më datë 14.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, F. S, 18 vjeç( me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe L. L, 32 vjeç, sepse në rrugën “Bab Rexha”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. T, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesa u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materialë disa sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më datë 13.10.2021, në Rrugën e Elbasanit, në Sauk, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte shtetasi H. H, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button