Lajme

Takimi me delegacionin amerikan dhe Yuri Kim, Basha: Ndava shqetësimin për korrupsionin në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike priti dje në selinë e PD delegacionin amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim. Lulzim Basha sot ka zbardhur detaje nga takimi, ku bëri me dije se temë diskutimi ka qene situata aktuale në Shqipëri, masakra zgjedhore dhe niveli i lartë i korrupsionit. Basha tha se falenderoi SHBA-në për mbështetjen që i ka dhënë vendit.

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button