Lajme

Falsifikuan testin e COVID-19 për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

2 persona janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi kishin falsifikuar testin e PRC anti-COVID me qëllim për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut. Të dy kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar“, thote policia.

Gjithashtu policia kufitare e Pogradecit ka arrestuar edhe një 17 vjeçar, i cili edhe pse pa patentë drejtonte mjetin, në të cilën po transportonte 3 emigrantë sirianë drejt Maqedonisë. Policia i bëri shenjë për të ndaluar, por ai nuk iu bind. Për këtë policia është vënë në ndjekje ku e ka ndaluar në Qafë Thanë. Gjatë kontrollit të mjetit tip veturë ‘Benz’ me targa AA092EF u gjetën në bagazh të fshehur 3 emigrantë sirianë.

17-vjeçari do të gjykohet për vepra penale “Ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “Mosbindje ndaj urdhrit te policisë se rendit publik” dhe “Drejtim automjeteve ne mënyrë te parregullt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button