Lajme

Nuk është krizë energjetike, por korrupsioni’ PD: Qeveria shkaktoi 40 mln euro dëm me 3 tendera korruptive

Partia Demokratike thotë se qeveria ka shkaktuar 40 mln euro dëm me 3 tendera korruptivë. Sipas një deklarate të deputetes, Ilda Dhori, nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike nga tregjet ndërkombëtare, por krizë korrupsioni nga qeveria. Partia Demokratike sakaq i bën thirrje SPAK të hetojë urgjentisht shkaktarët e kësaj krize korrupsioni dhe abuzimet që rëndojnë qytetarët me rritje çmimesh.

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE. Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar.

Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor. Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

1) 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2) 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3) 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë. Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë.’- tha Dhori në një deklaratë për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button