Lajme

U asfiksuan në sauna, detaje nga vdekja e katër turstëve brenda hotelit në Qerret

Dalin detaje te reja nga ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hoteln me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës.

Mësohet se janë gjetur të vdekur K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Report Tv mëson nga burimet, se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrollin në hotel dhe kanë gjetur 4 turistët të vdekur në sauna.

Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse, e ndërsa Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Pritet marrja në pyetje e turistëve të tjerë si edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë ku humbën jetën 4 turistë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button