Lajme

Zjarr në banesë në Astir, gruaja hidhet nga ballkoni, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Mësohet se një si pasojë e flakëve, nje grua dhe disa perosna te tjere janë hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit.

Bëhet fjalë për një djalë edhe një grua, ku për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga rënia.

Njoftimi i policise: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button