Kosova

“Mos e humbisni rastin për…”, ambasada amerikane thirrje qytetarëve në Kosovë të votojnë

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Në mesazhin e Ambasadës Amerikane thuhet se kryetarët e komunave kanë rëndësi.

“Kryetarët e komunave kanë rëndësi. Vendimet e tyre – pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë.

Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj”, thuhet në postim.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, ndërkaq numri i votuesve në këto zgjedhje është 1,885,448. Ndërkohë, dyzet e njëmijë e dymbëdhjetë është numri i qytetarëve që sivjet kanë mbushur 18 vjeç. Sot, ata do të kenë mundësi të votojnë për herë të parë, në zgjedhjet komunale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button