KosovaLajmePersonazhRajoni

Nga Shefqete Gosalci

.. me shkas
– JU LUTEM MË THUANI, CILA ËSHTË LIRIA E KËTIJ NJERIU NË LIRI?
Ju kandidate e kandidatë që do të votoheni sot, dhe ju politikanë të djeshëm, të sotëm, të zhytur e mykur në luksin e tepruar që ua mundësoj liria e fituar me gjakun e njomë të rinisë sonë, dhe ju pretendentë për pushtet të nesërm, para se të mendoni për plane e projekte megallomane, vëne gishtin në kokë e dorën në zemër për këta njerëz të moshuar dhe shumë të tjerë që nuk i shihni apo s’doni ti shihni, as ti njihni, e që janë kategori pothuajse të mohuara, (e mund të ishin prindërit tuaj), fëmijë e gra pa mbrojtje financiare nga Shteti, mes tyre edhe luftëtarë lirie, që s’kanë bukë as qumësht pas 21 vitesh liri.
Ju që patët mundësinë e nuk menduat përtej familjeve dhe xhepit tuaj.
Dhe ju që punuat në disa vende pune e prap su ngopët, dhe mendoni se jeni Demokrat?
– Kthene mirëqenjen e qytetarëve nëpër qytetet Tuaja dhe në Shtetin tonë të pavarur dhe të lirë?
Mundësonani pamje më të denja të qyteteve tona.
Krahas materjales, zhvillojeni pak edhe shpirtëroren.
Zgjedhjet janë Demokratike, dhe Demokracia e ka brenda edhe humanizmin si vlerë universale.
Humanizmi është qytetërim, është civilizim.
Demokracia është punë e madhe.
Respektojeni Demokracinë.
Ju lutem më thoni cila është liria e këtij njeriu, në liri?
E cilit do fëmijë tjetër në Kosovë që ushqehet nëpër kontenjetët e mbeturinave.
Që nuk ka as bukë as Shkollë?
Para se të shofim ndërtesa shumëkatëshe me shumë dritare e ndriçim, vetura luksoze e xhipa të zinjë, të shofim edhe pak dritë në zemrat e këtyre njerëzve të këputur, që janë pjesë e kësaj shoqërie.
Mjafton të mos shofim fotografi të tilla që ta këpusin shpirtin, në Shtetin tonë në shekullin XXI, dhe shqyejnë imaxhin e qytetit.
Pa këso pamesh qyteti do të isht më qytet.
Athua çfar vlera po ndërtojmë dhe kah po shkojmë si shoqëri?
(…ta ndjesh dhimbjen e tjetrit është hyjnore).
Ata që besojnë në Zot, do të reflektonin sadopak.
(17.10.2021)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button