Lajme

Shkuan në Angli për një jetë të mirë, zhduken papritur 11 të rinj shqiptarë

Ëndrra e shqiptarëve për të shkuar në Angli po shtohet. Këta duhet të paguajnë 20 mijë euro për këtë udhëtim që nuk ka shumë siguri. Ndërkohë, duke marrë parasysh rrezikun, shumë të rinj janë nisur, pa e ditur se atje nuk i pret asnjë e mirë.

Policia britanike, në bashkëpunim me shërbimet sociale kanë bërë me dije se disa të rinj nga Shqipëria, këtë vit, janë deklaruar të zhdukur, pas kohësh që mbërritën në “Tokën e Bekuar”.

Anjez Hamza; 17 vjeç, i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.

Andi Aliaj; 16 vjeç, i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.

Elis Celkupa; 16 vjeç, i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.

Sufjan Kastrati; 17 vjec, i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.

Tahir Lala; 16 vjeç, i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.

Denis Haliaj; 17 vjeç, i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.

Adrian Mata; 17 vjeç, i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, Ëest Yorkshir.
Drilon Murtati; 16vjeç, është parë për herë të fundit më 24 janar të këtij viti në Brent dhe që atëherë nuk është parë më.

Fatos Ahmeti; 18 vjeç, u pa për herë të fundit rreth orës 10 të mëngjesit në të njëjtën ditë kur u raportua i zhdukur (e diel, 4 prill), në një adresë në Altëood Road, Maidenhead.

Altjohn Cobo; 20 vjeç, u pa për herë të fundit në zonën Christie Street të Paisley të Mërkurën, 31 Mars 2021 dhe u raportua i zhdukur.

Anxhelo Qoboj; 16 vjeç, nuk është parë që nga 1 korriku 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button