Lajme
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj: Votoni, vendosni për veten!

Kosova po zhvillon zgjedhjet lokale këtë të dielë.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj pas votimit gjatë një prononcimi në mediat u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë duke theksuar se qeverisja vendore është tepër e rëndësishme.
Mirëmëngjes Kosovë. Të gjithë shfrytëzojeni të drejtën për të votuar.
Edhe unë votova. Qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën tuaj, për jetën e qytetarëve tanë në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten. Votoni, mos e lini votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj.