Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohen 4 persona për blerje votash

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi dyshohet të kenë blerë vota.

Prokuroria njofton se arrestimet janë bërë në mbrëmjen e djeshme, pak orë para zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në të gjitha komunat e vendit.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button