Lajme
Rezultati i votimeve në Prishtinë, Haradinaj uron Vitinë dhe Ramën

Pasi KQZ publikoi rezultate paraprake të fituesve në Prishtinë, ka reaguar kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën për kryeqytetin në këto zgjedhje, ndërsa uron dy kandidatët Arben Vitinë e LVV-së dhe Përparim Ramën e LDK-së, të cilët do të jenë në balotazh.
Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit. I juaji, Dauti”, shkruan ai në Facebook.