Studentët rikthehen në auditorë, nuk pranohen pa certifikatë vaksinimi apo test PCR

Studentët do të rikthehen sot në auditorët e universiteteve, pas më shumë se një viti bllokimi për shkak të prezencës së COVID-19.
Në Fakultetin Ekonomik, nuk lejoheshin studentë që nuk paraqisnin test vaksinimi, të paktën me një dozë të bërë, ose test PCR. Ky rregull po zbatohet në të gjitha universitetet e kryeqytetit, ndërsa shtoi se në ambientet e brendshme janë ngritur struktura të posaçme, që aplikojnë dozat vaksinave.
Për studentët që janë skeptikë për të kryer vaksinimin, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka lajmëruar se në auditorë do të shkojnë ekspertë për të sqaruar të gjithë studentët lidhur me të mirat që sjell bërja e vaksinës, e për të siguruar se në të shumtat e rasteve nuk paraqet efekte anësore.