Lajme

Shërbimi i Transportit në Shkodër thirrje qeverisë: Rrezikojmë kolapsin e plotë nëse nuk merren masa

Pas Tiranës, edhe shërbimi i Transportit në Shkodër ka paralajmëruar qeverinë për mbështetje. Administratori i transportit në Shkodër, Melidion Dervishi tha se rritja drastike e çmimit të karburantëve, konkurrenca e pandershme nga furgonët dhe problemet me trafikun dhe qarkullimin kanë sjellë përkeqësim të situatës.

Ai tha se qëndrimi i kësaj kompanie që është e vetmja që operon në Shkodër është i njësuar me atë të Shoqatës së transportit publik dhe nga ana tjetër janë në pritje të konsultimeve me publikun që do mbahen në fund të këtij muaji për të pasur dhe veprime përshkallëzuese, nëse nuk merren masa nga autoritetet lokale në përmirësimin e situatës.

Kujtojmë se më herët është mbajtur një grevë 24 orëshe ku u pezullua transporti publik urban në qytetin më të madh në veri të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button