Lajme
Tiranë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, përfundon në spital elektriçisti

Një 55-vjeçar, me detyrë elektriçist ka përfunduar në spital ditën e sotyme, pasi gjatë orarit të punës, ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, Tiranë dhe fatmirësisht shtetasi K.G është jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.