Balla: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, i bëj thirrje opozitës që…

Pas Tabakut, fjalën e mori Taulant Balla. Në rolin e nënkryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Balla tha se raporti rikonfirmoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi.
Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën”, tha Balla.