Show-Biz

S’doja të dukesha si manjak por…”, Donaldi tregon si u njoh me Bora Zemanin

Marrëdhënia e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, por duket se me hyrjen e aktorit të humorit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, dyshja janë bërë më të komentuar në median rozë.

Duke qenë se ata kishin një lidhje 2 vite e gjysmë, të cilës i dhanë fund para pak muajsh pa dhënë detaje, të gjithë janë sy e veshë për të mësuar se çfarë fshihet pas vendimit drastik të ish-çiftit.

Mesa duket se ndjenjat nuk janë shuar ende dhe Donaldi, po ashtu dhe Semi, shoqja e ngushtë e Borës po zbulojnë detaje të reja.

Së fundmi, ka qenë aktori i humorit ai, i cili ka rrëfyer si është njohur me moderatoren.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: S’doja të dukesha unë si maniak … edhe e shikoj unë, e shikoj dhe i thoja këtij shokut ‘do e shikosh ti njëherë a po më shikon apo jo’… Unë isha me shoqen time të ngushtë, Borën dhe me një shoqe tjetër të ngushtë sepse jemi 3 shoqe dhe Keli ishte një nga organizatorët që ndihmonte këtë. Ky (referuar Donaldit) ishte me vëllain e vet dhe me Jonidën.

Donaldi: Unë rrija kështu me kurriz dhe bëja sikur po bëja muhabet me këtë shokun, por vetëm shihja Borën në sy. Dhe i thashë këtij shokut ‘plak se më vjen zor që të rri ta shikoj’. Ky kthehet dhe pastaj më thotë: Po të ha me sy.

Semi: Po e njëjta natë… nisemi ne për të shkuar te ky koncerti. Këto ishin përpara dhe më thotë mua Bora që njëri nga këta binjakët është i lidhur me Jonidën. Ai tjetri më pëlqen mua, po nuk po i dalloj dot se cili është, si tip më i lezetshëm domethënë.

Kur ishim aty ky kthente kokën sa herë e këto muhabete, po më sheh, s’po më sheh. Të njëjtën situatë që ky kishte me shokun e vet, unë isha karremi në këtë rast. E njëjta situatë komplet. Edhe Bora më thoshte mua, ‘po më sheh, po më sheh’ po njësoj si Donaldi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button