Lajme

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, policia arreston autorin

Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi njënatë më parë ka dhunuar kryetarin e bashkisë së Selenicës, Pllumb Binajn. Mbi të rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës”. Policia nuk e ka bërë me dije shkakun e ngjarjes, gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë mbi gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.

Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button