Lajme

Furtuna në policinë e Korçës, ja për çfarë akuzohen shefat dhe policët e pezulluar

Një ditë në policinë e Korçës u pezulluan 10 punonjës, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave. Sot SHÇBA ka zbardhur akuzat që rëndojnë tek secili prej tyre.

Më datë 20.10.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka zhvilluar operacionin e koduar “Rei”, duke ekzekutuar masat e sigurimit personal për 10 punonjës policie në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Ekzekutimi i masave të sigurimit personal u krye në bazë të Vendimit të Gjykatës datë 19.10.2021, për 10 punonjësit e policisë, si më poshtë vijojnë;

1. Inspektor D. M., 33 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

2. Inspektor A. B., 56 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.

3. Inspektor J. SH., 55 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për “Falsifikim të dokumentave”.

4. Inspektor M. H., 30 vjeçe, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

5. Komisar K. GJ., 44 vjeç, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

6. Komisar K. P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

7. N/komisar P. F., 48 vjeç, me detyrë specialist shërbimi për parandalimin dhe sigurinë rrugore në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

8. Inspektor Ç. A., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

9. Inspektor Genci H., 40 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

10. Inspektor K. K., 52 vjeç, me detyrë agjent verifikues në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, DVP Korçë, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ekzekutimi i masave të sigurimit personal për punonjësit e policisë të sipërcituar u krye pas hetimeve intensive disa mujore në kuadër të proçedimit penal Nr. 4261/2021, duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Si rezultat i këtij hetimi janë administruar prova dhe fakte të cilat i implikojnë këta punonjës policie në veprimtari të kundraligjshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.

Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.

Hetimet vazhdojnë

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, shkruhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button