Lajme

MUAJI TETOR-MUAJ I ARTE,SIC THONE GJERMANET!!!

Muaji tetor, siç thonë gjermanët, është “muaj i art” (Goldene Oktober), ngase sot ishte vërtetë një ditë e bukur vjeshte, dhe si për koincidencë, Akademik Ali Aliu, erdhi dje në Shtutgart, meqë rast vizituam qytetin universitar, Tübingen, ku përveç bukurive arkitektonike, aty gjen njerëz të kujdesshëm, ambientalist të zellshëm dhe qetësi natyrore.
Me Profën, përveç evokimeve të ngjarjeve këtu e 30 vite më parë, biseduam edhe për aktualitetin politik në hapësirat shqiptare, me shpresën se, sado vonë që jemi, do këndellemi dhe do ia dalim që një ditë të afërme të bashkohemi si komb dhe të bëhemi edhe më të fuqishëm si faktor.
Pak çaste kaluam edhe te Istogaliu, Imer Demiraj i cili na rrëfeu për rrugën e tij të studimeve dhe të punës, suksesit në biznes dhe dashurisë së madhe për Istogun dhe Kosovën, i cili gjatë gjithë kohës fliste me ndjenjë të veçantë për vendlindjen e tij të bukur e cila fatkeqësisht çdo ditë po zbrazet.
Fjala e Prof. A. Aliut, se tani jemi më të fort dhe duhet ta ndalim trendin e largimit, sikur e flladiti. U kthyem në Shtutgart, atje ku dikur në Königstrasse vlonte puna e madhe që bënim në Zyrën e Kosovës për afirmimin e çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare në Ballkan, nga ku, miq të nderuar iu urojmë një mbrëmje të këndshme!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button