Lajme

Konflikti me subjektin e OFL-së, si u ekzekutua në mes të Fierit biznesmeni

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Fierin, ku u vra një 57-vjeçar. Demir Backa u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Viktima Demir (Dem) Backa i ekzekutuar ditën e djeshme pranë një qendre tregtare, ishte pronar i Bar-Restoranti “Piazza” në Fier.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button