Autobusi del nga rruga ne Gjirokaster, lendohet pasagjerja

Nje autobus ka dale nga rruga ne Gjirokaster ne oret e para te mengjesit.
Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Policia informoi se mjeti i linjes Libohove-Tirane, ka shkaktuar demtimin e nje pasagjereje e cila ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve.
Gjirokastër/ Informacion paraprak.