Lajme

Moti i keq “godet” Italinë, gjendet i vdekur 66-vjeçari, zhduket gruaja e tij

Moti i keq ka goditur Italinë, ku si pasojë një burrë në moshën 66 vjeçare është gjetur i pajetë, ndërkohë bashkëshortja e tij, raportohet të jetë zhdukur.

Sipas mediave italiane, trupi i Sebastiano Gambera, u gjet në një arë agrumesh, pasi rezultonte i zhdukur bashkë me gruan e tij në Scordia.

Ndërkohë autoritetet janë vënë në lëvizje për të gjetur gruan e zhdukur.

Raportohet se moti i keq ka goditur më së shumti Italinë jugore, dhe si pasojë e reshjeve të shumt të shiut janë bllokuar shumë rrugë, sakaq edhe rajonet e tjera në Itali janë alarmuar, në lidhje me situatën që mund të krijohet në vend.

Nga ana tjetër kryetarët e shumë komunave në Sicilinë lindore, kanë vendosur të mbyllin shkollat. Shirat gjithashtu kanë ndërprerë transportin ajror nga ku dhjetëra fluturime janë anulua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button