Lajme

Helmimi në Krujë/ Manastirliu: Po presim analizat bakteriologjike, në spital edhe fëmijë

Ministrja Ogerta Manastirliu ka informuar lidhur me situatën e krijuar në Krujë, ku më shumë se 500 banorë të zonës janë paraqitur këto tre ditë me shenja helmimin në spitalin e qytetit.

Pas mbledhjes së qeverisë, në një dalje për mediat, Manastirliu deklaroi se nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës janë ende ende në pritje te analizave bakterologjike.

Shërbim mjekëor në spital, aktualisht po marrin 14 qytetarë, përfshi edhe fëmijë.

“Dua t’ju jap një informacion, nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës, janë ende në pritje të analizave bakterologjike. Nga ana tjetër, dua të theksoj se ditën e sotme janë 14 qytetarë, përfshi këtu fëmijë dhe adoleshentë që po marrim shërbim mjekësor pranë spitalit të Krujës. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie. Analizat bakterologjike kërkojnë kohën e tyre.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button