Lajme

Mot me diell dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat

Dita e sotme do të ketë sjellë shtim të vranësirave. Sipas MeteoAlb, zonat bregdetare do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor Ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohëshem por nuk do të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova; Masat ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme vijojne ndikimin e tyre ne territorin e Kosovës duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit. POR në Verilindje vranësirat herë pas here do të bëhen përkohësisht më të theksuara.

Maqedonia e Veriut; Pjesa e parë e ditës në repubikën e MV do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat përkohësisht të behën më të dukshme, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button